Lajme

Kandidati i Nismës për Malishevë takon të rinjtë e partisë: Bashkë për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare!

08/27/2021 20:47
nga:M K

Kandidati i Nismës për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Malishevë, Ekrem Kastrati, bashkë me kreun e partisë, Fatmir Limaj ka takuar të rinjtë e kësaj partie.

Siç shkruan ai në një postim në rrjetin social “Facebook”, ky takim ngjau në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, ku Malisheva është komuna që Limaj synon ta fitojë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Rinia e fitoreve të shumta të Nismës në Malishevë. ??
Bashkë me liderin tonë, z. Fatmir Limaj, sonte zhvilluam një bashkëbisedim me strukturën drejtuese të rinisë së Nismës në Malishevë, të cilët e kanë marrë në dorë timonin e drejtimit të kësaj fushate elektorale drejt fitores së madhe në zgjedhjet e 17 tetorit.
Jam shumë krenar me punën dhe angazhimin e madh të rinisë sonë, të cilët tashmë janë kthyer në një lëvizje masive për t’i dhënë një mundësi shtesë qytetarëve të komunës së Malishevës.
Bashkë me rininë në qeverisjen e ardhshme katër vjeçare!
Ekrem Kastrati

/GazetaBlic/