Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në lagjen “Vranjevc” nga kandidati për kryetar i Prishtinës nga radhët e LDK-së, Perparim Rama, ka ndodhur një incident.
Persona të panjohur kanë gjuajtur me vezë në drejtim të tij.
Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes .
“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacion për ngjarjen.
“Gazeta Blic” do t’iu mbajë të informuar…….






