Zgjedhjet Lokale

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, voton nesër në ora 10:30 në shkollën “Pjetër Bogdani” 

10/16/2021 19:57
nga:Y I

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, do të votojë nesër në qendrën e votimit 1919X/01R që ndodhet në shkollën “Pjetër Bogdani”  raporton Gazeta Blic.

Mehemti do të votojë në orën 10:30 dhe pastaj do të ketë një deklaratë për media.

Kështu ka njoftuar Shtabi Zgjedhor i AKR-së.

Njoftimi i plotë i AKR-së:

Përshëndetje,

Ju njoftoj se të dielën (17 tetor, ora 10:30) kandidati për Kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) voton në qendrën e votimit 1919X/01R që ndodhet në shkollën “PJETËR BOGDANI” 1919X.

Pas votimit, ai do të japë deklaratë për media.