Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi e ka publikuar slloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.
”Aleanca me qytetarët”- është sllogani që do ta mbajë AAK në zgjedhjet lokale, e të cilin e ka publikuar Kabashi.
Ndrsyhe, Kabashi ishte edhe nënkryetar i Komunës së Prizrenit.
AAK në shortin e hedhur nga KQZ do të garoj me numër 121.