Zgjedhjet Lokale

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, voton nesër në ora 11:30 tek Fakulteti Filologjik

10/16/2021 18:14
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, do të votojë nesër në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik vendvotimi 1906E/10R, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj pritet të votojë rreth orës 11:30.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj nesër voton në ora 11:30, në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik, vendvotimi 1906E/10R.

Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje!

Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Prishtinë