Lajme

Kandidati i AAK-së në Mitrovicë tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale

08/14/2021 12:08
nga:M K

Kandidati i AAK-së për komunën e Mitrovicës, Nehat Peci është tërhequr nga gara.

Peci me anë të një postimi ka thënë se për arsye personale është tërhequr në mënyrë të parevokueshme nga gara për zgjedhjet lokale.

“Të nderuar ju njoftoj se për arsye personale, kam marrë vendim, që në mënyrë të parevokueshme të tërhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021! Faleminderit të gjithëve!”, u shprehë Peci në postimin e tij.