Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi e ka “zënë ngushtë” kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai në emisionin “Prime Time” në Kanal 10 kur e pyet se ku e ka shtëpinë, ai thotë afër stadiumit.
E në pyetjen se “ku derdhet kanalizimi”, ai nuk ka pasur përgjigje.
“Nuk kemi mbërri deri aty”, tha Haskuka.
Pas kësaj ka reaguar Kabashi i AAK-së, i cili tha se kanalizimi i shtëpisë së kryetarit Haskuka derdhet në Lumbardh.
Ai tha se ka plan konkret për rregullimin e kanalizimeve dhe ta rregulloj shtratin e Lumbardhit.