Sporti

Kandidatët për Topin e Artë do shpallen në tetor

09/23/2021 15:45
nga:E K

Pas një pauze njëvjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, revista France Football do të dhurojë Topin e Artë, një çmim që dallon futbollistin më të mirë të vitit.

Kandidatët për edicionin e këtij viti do të shpallen më 8 tetor dhe fituesi do të shpallet në galanë e caktuar për 29 nëntor në “Teatrin du Chatelet” në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Përveç Topit të Artë për futbollistin më të mirë në kategorinë e meshkujve dhe të femrave, France Football jep edhe çmimet Yachine dhe Kopa për portierin më të mirë dhe lojtarin nën 21 vjeç, respektivisht.

/GazetaBlic Sport/