Lajme

Kandidatët e PDK-së: Është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë në Podujevë

10/19/2021 17:40
nga:Q R

Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal në Podujevë janë ankuar për keqpërdorim të fletëvotimeve dhe të votave qytetarëve, nga kandidatët brenda partisë.

Përmes një reagimin e tyre thuhet se ata janë të pakënaqur me punën e komisionerëve dhe KKZ, duke thënë se votat dhe vullneti i qytetarëve është shtrembëruar.

Të njëjtit kanë paralajmëruar ankesë edhe në PZAP.

“Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë  në Podujevë. Ne jemi të paknaqur me punën e Komisionerve dhe KKZ, votat dhe vullneti qytetare është shtrembëruar, lidhur me këtë kemi fakte të mjaftueshme. Ne do të ushtrojme te drejtën tonë të ankesës në PZAP. Kërkojme nga organet shtetërore që të hetojë keqpërdoruesit e fletëvotimeve dhe vullnetit qytetare”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:
Te nderuar
Ne grupi i Kandidatëve për Kuvendin Komunal nga Partia Demokratike  ju falenderojmë për votën tuaj për ne.
Jemi shumë të kënaqur me besimin tuaj.
Vota është e shenjtë.
Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë  në Podujevë.
Ne jemi të paknaqur me punën e Komisionerve dhe KKZ, votat dhe vullneti qytetare është shtrembëruar, lidhur me këtë kemi fakte të mjaftueshme.
Ne do të ushtrojme te drejtën tonë të ankesës në PZAP.
Kërkojme nga organet shtetërore që të hetojë keqpërdoruesit e fletëvotimeve dhe vullnetit qytetare.
Andaj kërkesa jone është rinumrimi i plotë i fletëvotimeve.
#PDKshtëpijajonë
Argjend Softolli
Korab Zhugolli
Burim Januzi
Isuf Osmani
Elizabeta Selmani
Lindita Berisha
Miftar Behrami
Valmir Kapiti
Ditjona Statovci.