Lajme

Kancelari i Gjermanisë e uron Albin Kurtin pas rizgjedhjes në postin e kryeministrit

02/19/2026 20:51
nga:Genita C

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Merz në letrën e dërguar Kurtit thekson se dy vendet, Kosova dhe Gjermania, do të thellojnë dhe më shumë marrëdhëniet e tyre miqësore.

Kancelari gjerman ka theksuar se Qeverinë Kurti e presin detyra sfiduese e procese të rëndësishme ndërkombëtare.

“Ju dhe Qeveria juaj keni përpara vetes detyra sfiduese. Unë jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu bëjnë pjesë edhe hapa të tjerë përpara në kuadër të dialogut të normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE”- thuhet në letrën e Merz.