Lajme

Kancelari gjerman, Scholz bisedon me Putinin, ka një kërkesë për presidentin rus

03/04/2022 16:11
nga:Gazeta Blic

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime, shkruan BBC.

Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.