Lajme

Kancelari gjerman: Do të mbështesim përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

06/23/2022 09:45
nga:Q R

Kancelari gjerman Olaf Scholz, është deklaruar para nisjes së Samitit të BE-së në Bruksel.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, të ecën përpara, dhe për këtë, Scholz, tha se Gjermania do të mbështes përpjekjet e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do të mbështesë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre”.

“Më e rëndësishmja është se ne po punojmë të gjithë bashkë. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta kenë një mundësi të mirë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ata po punojnë shumë”.