Sipas Karl Nehammer, Austria, si një vend neutral, mund të solidarizohet dhe të veprojë si ndërmjetës.
Kancelari austriak Karl Nehammer vlerësoi se ekziston një cilësi e re e bashkëpunimit mes vendeve neutrale dhe të paangazhuara si Austria dhe NATO, por edhe se anëtarësimi i Vjenës në aleancën ushtarake perëndimore nuk është opsion dhe nuk duhet të merret parasysh.
Austria është dhe mbetet një partner neutral, por edhe një partner i besueshëm përsa i përket politikës së sigurisë, tha Nehamer, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid.


