Situata në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth po monitorohet nga KFOR-i hungarez, EULEX-i, e karabinierët italianë.
Dhjetëra vetura të KFOR-it e disa kamionë janë vendosur në hyrje të Zubin Potokut, prej ku po monitorojnë situatën nga afër.
Në pamjet e publikuara nga RTK, shihet se uji vazhdon të rrjedhë përtej kanalit, si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i mbrëmshëm.
Më herët Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut, ku mbrëmë ka ndodhur shpërthimi.
Ndryshe në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur shpërthimi i mbrëmshëm, tek kanali i Ibër Lepencit janë vendosur 6 tuba në kanalin që është dëmtuar nga shpërthimi.






