Lajme

Kanal 10 fton kandidatët për kryeministër në debat historik, Haradinaj pranon

09/18/2024 21:35
nga:G C

Gazetari Kushtrim Sadiku ka njoftuar se Kanal 10 është e gatshme të organizojë debatin e parë ndërmjet kandidatëve për kryeministër në Kosovë, raporton GazetaBlic.

I pari që pranoi të marrë pjesë në këtë nismë ishte Ramush Haradinaj nga AAK-Nisma, i cili shprehu gatishmërinë e tij në një intervistë për emisionin Politikos.

Sadiku theksoi rëndësinë e një ballafaqimi mes kandidatëve si Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

“Një debat i tillë do të ishte një mundësi unike për qytetarët e Kosovës për të kuptuar më shumë rreth ofertave të tyre,” u shpreh Sadiku.

“Kushtet e debatit dhe koha e organizimit do të dakordohen midis shtabeve politike. Albin, Bedri, Lumir e Ramush, ejani në Politikos. Jeni të mirëpritur!” – përfundoi Sadiku.

Ky debat pritet të ofrojë një platformë të rëndësishme për diskutimin e ideve dhe politikave që ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.