Qeveria e Kebekut njoftoi se do të zgjerojë grupmoshën për vaksinimin me AstraZeneca, duke përfshirë personat mbi 45 vjeç.
Kështu Kebek bëhet provinca e pestë në Kanada, që prej së dielës, që ul moshën për të marrë këtë vaksinë.
“Vaksina AstraZeneca është shumë e sigurt, shumë efektive”, tha kryeministri i Kebekut, François Legault, në një konferencë shtypi, raporton ATSh.
Provincat e tjera kanadeze, si Ontario, British Columbia, Alberta dhe Manitoba, kanë vendosur që këtë vaksinë t’ua ofrojnë personave mbi 40 vjeç.
LEXO EDHE: