Klubi Futbollistik “Prishtina” sot (e marte) e pret skuadrën Connah’s Quay Nomads, ndaj të cilës do ta zhvillojë sfidën e parë në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me fillim nga ora 18:00 dhe kryeqytetasit konsiderohen favorit për ta fituar këtë përballje.
Gjithashtu, shitja e biletave për këtë ballafaqim do rifilloj sot në ora 14:00.
Ndeshja transmetohet direkt në Art Sport dhe Klan Kosova.
Kujtojmë që Gazeta “Sheshi” do të raportoj minutë pas minute për këtë sfidë.


