Sporti

Kampioni kosovar i bodybuildingut, Arton Koci synon çmim në Kampionatin Evropian

05/05/2021 22:35
nga:Mergim Rreci

Vjen nga Drenica dhe është i pasionuar pas bodybuildingut.

Arton Koci është një sportist i cili ka vite të tëra që merret me këtë sport, atje ku edhe tashmë po lë mbresa me sukseset e tij, shkruan GazetaBlic.

Ai ka arritur të shpallet kampion në bodybuilding, në kategorinë senior 90 kg.

Ishin rreth 30 garues që synuan epitetin e kampionit, por që Koci me plotë sukses arriti që të triumfoi në këtë garë të madhe dhe të shpallet më i miri i vendit në kategorinë e tij.

Tashmë synimet e tij janë edhe më të mëdha dhe dalin përtej Kosovës.

Koci në një prononcim për GazetaBlic Sport, tregoi se do të marrë pjesë edhe në disa kampionate tjera, përfshirë këtu edhe atë Evropian.

“Ne e kemi fitnesin me traditë familjare, sepse axha im merret me fines që nga viti 1992, kurse kemi filluar aktivisht me të që nga viti 2001. Unë me stërvitje kam filluar në moshë shumë të re që nga mosha 15 vjeçare. Këtë vit kam marrur pjesë për herë të parë në gara që u mbajtën në Gjakovë me 17 Prill, atje ku mora vendin e parë në katgorinë gjysmë të rëndë 90kg. Tani, do ta përfaqësojë Kosovën në gara ballkanike që do të mbahen me 11 dhe 12 Qershor në Rumani. Poashtu do të garojë edhe në gara evropiane, që do të mbahen me 12 Shtator, 2021, poashtu në Rumani. Do të jetë krenari për mua t’a përfaqësojë Kosovën dhe shpresojë që të kthehem me ndonjë çmim nga atje“, tha Koci për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic/