Sporti

Kampioni i Italisë bën transferimin e parë, Origi ateron në aeroportin e Milanos

06/27/2022 18:40
nga:Lorik J

Kampioni i Italisë, AC Milani është gati të mirëpres transferimin e tyre të parë për sezonin 2022/23.

Sulmuesi belg Divock Origi sapo ka zbritur në aeroportin e Malpensas, në Milan, përcjell GazetaBlic Sport.

Origi transferohet tek Milani si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin kishte skaduar dhe palët nuk ranë dakord për vazhdim.

Futbollisti i lindur në vitin 1995 do të nënshkruajë kontratën me klubin kuqezi pas ekzaminimeve mjekësore.

Zyrtarzimi i tij do të bëhet nesër.

/GazetaBlic Sport