Sporti

Kampioni i botës përjeton ‘tmerrin’, hajdutët hynë në shtëpinë e tij dhe e kërcënuan me armë

01/14/2024 10:48
nga:Lorik J

Katër grabitës hynë në shtëpinë e Angel Correas së Atletico Madrid. Cadena Cope shkruan se argjentinasi dhe familja e tij u kërcënuan me armë zjarri dhe iu kërkua të dorëzonin bizhuteri dhe para. Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe futbollisti ka njoftuar menjëherë policinë pas ngjarjes dramatike, e cila ka nisur hetimet.

Correa është anëtar i Atleticos që nga viti 2015, kur erdhi nga San Lorenzo i Argjentinës. Këtë sezon, ai bëri 23 paraqitje, pesë gola dhe një asistim për klubin madrilen, ndërsa me fanellën e klubit luajti gjithsej 397 ndeshje. Statistikat e përgjithshme thonë se ai shënoi 74 gola dhe asistoi 58 herë, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2026, së fundmi është përfolur se ai mund të vazhdojë karrierën te Al Ittihad, klubi saudit për të cilin ndër të tjera nënshkroi edhe Karim Benzema këtë verë.

/GazetaBlic Sport