Ka përfunduar ndeshja mes Francës dhe Australisë.
Kampioni i botës e ka nisur në mënyrë fantastike misionin për ta mbrojtur epitetin e më të mirit, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Gjelat’ fituan me rezultat 4 me 1, me shifrat që u përmbysen në ‘Accor Stadium’.
Goodwin shënoi në minutën e 9-të për 0 me 1, por me golat e Rabiot dhe Giroud, Franca e përmbysi rezultatin dhe shkoi në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë, Mbappe realizoi gol me kokë, kurse Giroud shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për kombëtaren e tij.
/GazetaBlic Sport/