Sporti

Kampioni i Arabisë Saudite shkarkon trajnerin

11/08/2023 09:43
nga:Lorik J

Pas një serie prej rezultateve të këqija, drejtuesit e Al Ittihad, kampionit të futbollit të Arabisë Saudite, shkarkojnë trajnerin aktual, portugezin 49-vjeçar, Espirito Santo.

Al Ittihad, ylli kryesor i të cilit është ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është pa fitore në kampionatin vendas në pesë ndeshjet e fundit. Në atë periudhë ata barazuan tre herë dhe humbën dy herë dhe si pasojë e asaj krize kaluan në vendin e gjashtë aktual në renditje, përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç kësaj, ata humbën këtë javë në Ligën e Kampionëve të Azisë kundër Al Quwe irakiane me rezultat 0:2, edhe pse janë ende kryesues i grupit të tyre.

Klubi njoftoi se Espirito Santo do të zëvendësohet përkohësisht nga ndihmësi i tij Hassan Khalifa. Nuno Espirito Santo erdhi në Al Ittihad në korrik të vitit 2022, dhe më parë ka punuar në klubet portugeze Rio Ave dhe Porto, Valencia, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2022 ishte në Premier League, ku drejtoi Wolverhampton dhe për pak kohë Tottenham.

/GazetaBlic Sport