Sporti

Kampioni i Afrikës konfirmon trajnerin e ri

02/19/2024 21:03
nga:Lorik J

Specialisti francez, Emerse Fae është konfirmuar si trajner i Bregut të Fildishtë, me të cilin fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës së fundi, njoftoi të hënën presidenti i Federatës, Idriss Diallo.

Fae mori drejtimin e përkohshëm të ekipit kombëtar të Bregut të Fildishtë pasi trajneri i mëparshëm Jean-Louis Gasset u shkarkua në mes të turneut pas një humbjeje 0-4 nga Guinea Ekuatoriale.

Elefantët kaluan grupin dhe nën drejtimin e Fae fituan titullin kampion afrikan për herë të tretë në histori.

“Deri më tani Emerse ka qenë trajner i përkohshëm dhe pikërisht sot u konfirmua si trajner titullar”, tha Diallo.

Kohëzgjatja e kontratës së tij nuk u specifikua.

/GazetaBlic Sport