Leverkusen do të bëjë një transferim të dytë dimëror. Sipas “Sky”, tashmë është arritur një marrëveshje me Romën dhe Mario Hermoso do të kalojë si huazim në Bundesligë.
Reprezentuesi spanjoll do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të enjten dhe duhet të bëhet zyrtarisht lojtar i Leverkusenit.
Hermoso u transferua në Romë verën e kaluar, ku bëri 13 paraqitje.
Hermoso do të nënshkruajë për kampionët në fuqi të Bundesligës së bashku me Buendia, të cilin Leverkusen e mori në huazim nga Aston Villa.
/GazetaBlic Sport