Në një ndeshje epike në Las Vegas, Tyson Fury, mposhti për herë të dytë radhazi Deontay Wilderin duke u konfirmuar kampion i peshave të rënda.
Boksieri i famshëm anglez nuk kënaqet duke qenë më i miri në sportin e tij, por i lëshon sfidën një tjetër ylli.
Cristiano Ronaldo është i paralajmëruar, sepse në qytet ka një tjetër mbret: “Manchesteri nuk është mjaftueshëm i madh për të dy”, tha me humor boksieri, i cili ka lindur në periferi të qytetit të “Djajve”.
“Do të më pëlqente që ta riktheja luftën për titullin botëror në Manchester. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime që të luftoj në ‘Old Trafford’. Ndeshja e fundit ishte ajo mes Eubank kundër Ben në vitin 1993 dhe ishte diçka e jashtëzakonshme”.
33-vjeçari komentoi edhe rikthimin e CR7 në “Teatrin e Ëndrrave”: “Pranohet, sepse unë jetoj një orë larg nga qyteti. Por nëse do të jetoja brenda në Manchester, do të ishte një problem.


