Kampioni i kategorisë së rëndë në boksin profesionist, ukrainasi Oleksandr Usyk ka zhvilluar këtë të hënë një stërvitje të zakonshme me klubin ukrainas, Polissya.
Usyk është stërvitur gjatë ditës së sotme me klubin ukrainas të futbollit, për herë të parë këtë vit.
Polissya – pjesë e të cilit janë edhe dyshja kosovare Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi – është dukë bërë përgatitjet për vazhdimin e sezonit në Marbella të Spanjës.
Usyk kishte një bashkëbisedim me lojtarët dhe drejtuesit e klubit, para se të dilte në fushë dhe të stërvitej me pjesëtarët e ekipit.
Boksieri ukrainas stërvitje me klubin kishte bërë edhe më parë, më 2022 dhe 2023, derisa kishte luajtur edhe me një ndeshje miqësore.


