Është 9 vjeçar dhe është shpallur kampion i Kosovës për grupmoshën e tij.
Nur Krasniqi është një boksier i ri që premton shumë ashtu edhe sic thotë trajneri i tij Gazmend Gashi, shkruan GazetaBlic Sport.
Krasniqi tha për GazetaBlic Sport se i pëlqen Florian Marku të cilin e ka edhe shembull dhe shpreson se të ardhmen të bëhet një kampion i madh.
“Kam filluar si 4 vjeçar, jam inspiruar prej disa boksierëve që kam parë në TV duke u ndeshur më ka pëlqyer sporti i boksit dhe vendosa të merrem me të. Më pëlqen më së shumti Florian Marku pasi ai është i shpejt dhe i fortë. Kur të rritem besoj që do të bëhem një kampion shumë i fortë”.
/GazetaBlic Sport/