Sot do të jetë një mbrëmje feste për Partizanin, por nga nesër nis puna për një objektiv mjaft të rëndësishëm, rrugëtimin në Championes League. Thuajse të gjithë kampionatet i kanë dhënë verdiktet e tyre dhe skuadrat kanë njohur rivalët e mundshëm për turin e parë kualifikues në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.
Partizani gjendet në vazon e dytë së bashku me Ballkanin, ndërsa në vazon e favoritëve gjenden 15 ekipe. Kundërshtarë të vështirë për të kuqtë mund të konsiderohen Ferencvaroshi, Karabaku, Sherifi i Tiraspolit, Bate Borisovi, apo edhe Makabi Haifa. Ndërkohë ekipet e tjera janë Sllovan Bratisllava, Astana, Zhalgiris, Helsinki, Flora, Shamrok Roversi, Nju Seints, Olimpia e Ljubjanës, Zrinjski i Mostarit dhe kampioni i kampionatit bullgar.
Vazoja e favoritëve:
Ferencvaroshi
Karabagu
Sllovan Bratisllava
Sherifi i Tiraspolit
Bate Borisov
Astana
Makabi Haifa
Zhalgiris
Helsinki
Flora
Shamrok Rovers
Nju Seints
Olimpia Ljubjana
Zrinjski Mostar


