Kampionati Botëror fillon të dielën dhe do të zhvillohet deri më 18 dhjetor.
Në vitin 2010, Katari fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës, duke mposhtur ofertat nga SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe Australia, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë Katari u akuzua se u kishte paguar zyrtarëve të FIFA-s 3 milion £ (3.7 milion dollarë) ryshfet për të siguruar mbështetjen e tyre, por u lirua pas një hetimi dy-vjeçar.
Kishte akuza të forta në këtë drejtim, madje flitej për një manipulim të organizuar brenda institucionit, me një grup të madh njerëzish që raportohej se kishin punuar në mënyrë jo të drejtë që Katari të fitonte këtë mundësi.
Në atë kohë, kryetari i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter mbështeti ofertën e Katarit, por që atëherë ka thënë se organizata mund të ketë marrë vendimin e gabuar në zgjedhjen e vendit për të pritur turneun.
/GazetaBlic Sport/