Lajme

Kampi i refugjatëve në Gjadër, drejt përfundimit

09/20/2024 22:38
nga:Y I

“Po vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e kampit në zonën e Gjadrit në Lezhë. Punimet konsistojnë në ndërtimin e murit rrethues, kanalizimeve, por edhe ndriçimit. Ndërsa autoritetet përkatëse ende nuk kanë një datë se kur pritet që të vijnë refugjatët”, u shpreh kështu gazetari i Tv Klan.

Zona brenda kampit është marrë në administrim nga karabinierët italian ndërsa zona e jashtme përreth pritet të ngrihet një strukturë e posaçme nga Policia e Shtetit.

Këta të fundit do të bëjnë edhe mbikëqyrjen e territorit të jashtëm të kampit.

Punëtorë dhe mjete po punojnë përgjatë 24 orëve, por ka ende edhe pak punë për përfundimin e kësaj strukture brenda bazës ushtarake të Gjadrit.

Pjesa më e madhe e dy strukturave kanë përfunduar dhe aktualisht po punohet për rrethimin, sistemimin e ambienteve të brendshme dhe lidhjen e energjisë elektrike dhe sistemit të kanalizimeve, sipas Tv Klan.

Ndërkohë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qendrën e pritëse të refugjatëve në zonën e Shëngjinit, pasi në të punimet kanë përfunduar.