Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK’në. Bislimi dje ka deklaruar se kjo gjë është në favor të Kosovës.
Haxhiu ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, në të cilën ka shkruar: “UÇK dhe Kosova janë në rrezik!”.
“Jasharajt janë gjeneza dhe emblema e UÇK-së! UÇK ka histori të pastër e të lavdishme, ndërsa kriminelët në Serbi kanë arkiva, Bislo!Bislim “kumara” numrin e cilës armë me dorëzu përpara?”, ka shkruar Haxhiu në postimin e bërë në “Facebook”.
Ndërsa, ai ka thënë se më në fund zëvendëskryeministri i ka krijuar arsye Serbisë që kurrë mos të hapen arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit.
“Më në fund i ke kriju arsye Serbisë që kurrë mos me i hap arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit”, shkroi ai.
Madje, sipas tij familjarët e të zhdukurve duhet të protestojnë sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatërruar.
“Familjarët e të zhdukurve duhet me protestu sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatrru”, shkroi ai në “Facebook”.