Lajme

Kamioni me kokainë u kap në Lipjan

05/17/2021 13:58
nga:Gazeta Blic

Kamioni i kapur me sasi të mëdha të kokainës është kapur në Lipjan.

Sipas raportimeve të televizionit ABC News kamioni kishte 15 ditë që kishte mbërritur në portin e Durrësit, ndërsa Policia e Shqipërisë po priste vendin se ku do të shkonte kjo porosi, e cila u sekuestrua nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme.

Kamioni barte 400 kilogramë kokainë.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për të mësuar detaje në lidhje me rastin, por deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.

SPAK-u ende po e peshon sasinë e kapur të kokainës në Kosovë