Lajme

Kamionë me ndihma për Gazën ende presin në kufi

10/17/2023 13:45
nga:N K

Qindra kamionë që transportonin furnizime jetike janë drejtuar drejt kalimit të vetëm në Gaza që nuk kontrollohet nga Izraeli, kanë thënë zyrtarët e ndihmës.

“Nuk na është thënë se në cilën orë do të kalojmë, por na kërkuan të niseshim për në Rafah”, tha një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane, duke kërkuar të mos identifikohej.

Të gjitha kalimet në Gaza mbeten të mbyllura, përfshirë Rafahun, dhe kamionët janë grumbulluar në anën egjiptiane prej ditësh, raporton CNN.