Lajme

Kamerat e sigurisë regjistruan momentin e sulmit kundër qendrës tregtare në Kremenchuk (VIDEO)

06/28/2022 20:12
nga:Astrit Gashi

Kamerat e sigurisë të vendosura në një parg publik në qytetin ukrainas, Kremenchuk, kanë regjistruar momentin kur qendra tregtare, e cila gjendet afër parkut, u qëlluan dje nga një raketë ruse.

Sipas informatave të fundit, si pasojë e këtij sulmi janë vrarë së paku 18 persona, ndërsa me dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas autoriteteve ukrainase, mbi 30 persona tjerë konsiderihen ende të zhdukur.

Në xhirim mund të shihen edhe vizitorët e tmerruar të parkut, të cilët arratisën në panik në kërkim të strehimit.