Sporti

Kamera e ndjek me kujdes Ibrahimovicin – spektakël i vërtetë nga ai në bankën rezervë!

02/12/2023 10:50
nga:L J

Rikuperimi i Zlatan Ibrahimovic në muajt e kaluar tërhoqi shumë vëmendje. Suedezi arriti të kapërcejë një tjetër dëmtim të rëndë në gju dhe me siguri do ta shohim sërish në fushë në moshën 42-vjeçare.

Ibrahimovic ishte në stol në ndeshjen kundër Torinos. Megjithatë, ai nuk është ende gati për të luajtur, ndaj Stefano Pioli nuk e futi në lojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Zlatan luajti një rol interesant në stol. Ai ishte fjalë për fjalë një ndihmës trajner dhe kamera ndiqte çdo lëvizje të tij në fushë.

Acarime, këshilla, zhurmë, mosbesim. Ibrahimovic, i cili thjesht nuk mund të jetojë pa futboll, i kaloi të gjitha situatat në stolin e kuqezinjve dhe nuk do të jetë befasi nëse ai do t’i përkushtohet karrierës së trajnerit pas pensionimit.

/GazetaBlic Sport