Sporti

Kamer Qaka ua mbyll gojën kritikuesve në Rumani: Fillimisht duhet të jeni njerëz të mirë, pastaj vjen sporti!

07/31/2025 09:34
nga:Lorik J

Kamer Qaka, mesfushori i Shkëndijës, foli për mediat rumune, pasi ekipi shqiptar fitoi dy ndeshjet ndaj FCSB, për të kaluar në raundin e tretë kualifikues të Champions League.

“Nuk ka nevojë për fjalë. Pavarësisht se çfarë sporti luan, basketboll apo futboll, gjëja më e rëndësishme është të jesh njeri i mirë, të kesh respekt, të mbetesh i përulur. Vetëm më pas vjen sporti apo çdo gjë tjetër”, tha Qaka për GSP-në.

Qaka iu përgjigj analistëve rumunë të cilët pas humbjes 0:1 në Shkup thanë se Shkëndija ishte një nga ekipet më të dobëta.

“Ekipi më i dobët që kam përballur ndonjëherë! Humbja është edhe më shqetësuese. Atje luan Qaka, i cili nuk gjeti vend me ne. Ishte një kundërshtar që është nën nivelin e Ligës 2”, kishte thënë trajneri rumun, Mihai Stoica.

Kujtojmë se Shkëndija fitoi edhe mbrëmë me rezultatin 1:2, për të kaluar tutje në raundin e tretë kualifikues.

/GazetaBlic Sport