Mesfushori kosovar me pasaportë norvegjeze do të jetë përforcimi i parë i Agim Ibraimit si drejtor sportiv i Partizanit të Tiranës.
Kamer Qaka mbrëmë ka udhëtuar drejt Tiranës, ndërsa sot pasi të kalojë ekzaminimet mjekësore pritet të zyrtarizojë kalimin te Partizani, raporton Sportmania.
Pas ndarjes me Shkëndijën, Qaka u vërshua nga ofertat, mes të cilave edhe Tirana, mirëpo vendosi për të kuqtë, për më shumë nga stabiliteti finansiar, pavarësisht se në një moment u duk se nisej drejt Kazakistanit të largët nga ku mori një ofertë shumë të favorshme.
Gjithsesi, dëshira për të qenë më afër familjes tregohet vendimtare dhe tashmë pritet ta shohim Qakën për herë të parë në Superligën shqiptare.


