Lajme

Kamenicë: Arrestohet një burrë, kërcënoi dy gra

12/06/2023 10:33
nga:N K

Është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar verbalisht dhe ka kanosur dy femra.

“Tek i dyshuari gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe 184 fishekë kalibrash të ndryshëm”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.