Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka pritur në takim në Luginë të Preshevës zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kanë biseduar për rrjedhat e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës e rajon, nevojën e prezencës më të madhe të Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës me projekte konkrete.
Po ashtu, për nevojat e qytetarëve të Luginës në Kosovë dhe angazhimin më të madh të shqiptarëve në dialog me Serbinë, duke aplikuar parimin e reciprocitetit.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë vizitës së tyre zyrtare në Luginë të Preshevës pata rastin të takoj zv.Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministren e Arsimit të Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci.
Biseduam për rrjedhat e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës e rajon, nevojën e prezencës më të madhe të Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës me projekte konkrete, nevojat e qytetarëve të Luginës në Kosovë e sidomos për angazhim më të madh të përfshirjes të të drejtave të shqiptarëve në dialog me Serbinë duke aplikuar parimin e reciprocitetit.


