Lajme

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

01/24/2024 19:31
nga:Y I

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka folur rreth situatës në veri.

Ai tha se të mendohet se sulmi i së dieles në Banjskë të Zveçanit ka ndodhur pa dijeninë e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, është naive të besohet.

Kamberi tha se kjo nuk mund të ndodh.

“Ai kontrollon gjithçka në atë shtet, deri të çmimi i sallamit dhe është e pa mundur që një armatim i tillë të transportohet në Kosovë, të përgatitjen njësitet të caktuara dhe shërbimi sekret i shtetit të mos jetë në dijeni”, tha ai për RTK.

“Prandaj pavarësisht që ai po mundohet të shpërlaj duart nga ky krim, pavarësisht që ai po mundohet të mbroj edhe vetën edhe Serbinë ta shfajësoj nga gjithë kjo që ka ndodhur, është shumë evidente dhe besoj që edhe qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme edhe ndërkombëtarët kanë informacionet e duhura të cilat i dokumentojnë përfshirjen e Serbisë në gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, Serbia është vend ku bëhet glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i krimeve të luftës, urrejtja e vazhdueshme dhe gjuha e urrejtjes ndaj pakicave ku pakicat nuk kanë hapësirë minimale të ekzistencës.