Lajme

Kamberi: Klasa politike nuk po tregohet e guximshme dhe po ka druajtje

2 ditë më parë
nga:G B

Analist, Belgzim Kamberi tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit klasa politike e vendit nuk po tregohet mjaftueshëm e guximshme dhe e gatshme për marrjen e përgjegjësive që i pret pas certifikimit të zgjedhjeve. Kamberi u shpreh se po shihet një “druajtje” politike si nga partia fituese VV por edhe LDK për shprehjen e gatishmërive që e presin proceset e rëndësishme Kosovën.

Kamberi në “Debat Plus” u shpreh se saga e dialogut mes Kosovës-Serbisë dhe çështja e zgjedhjeve të presidentit janë dy çështjet që e presin ekzekutivin e ri për hapat e mëtutjeshme.

“ Janë dy persona ku më së paku deri më tani, në këtë fazë po tregojnë gatishmëri për ecje tutje dhe krijimin e shumicës parlamentare, është Abdixhiku e Kurti. Nuk duhet me prit certifikimin për takime. Nuk po e shohum as tek Kurti e as Abdixhiku. Gadishmërinë deri më tani ishte Bedri Hamza, pastaj Haradinaj e Limaj.

Janë 2 çështje paradoksale, është ajo çka po ndodh me gjeo politikën e jashtme dhe rrjedhat që po e presin Kosovën. Klasa politike nuk po tregohet gatishmëri për të marrë përgjegjësi dhe nuk po tregohet mjaftushëm e guximshme. Pom doket që po ka druajtje. Përkundrazi, edhe partia fituese VV por edhe LDK-ja nuk po kanë gadishmëri për të shtyer proceset e rëndësishme të Kosovës, sidomos tek saga e dialogut Kosovë-Serbi. Dhe e dyta, zgjedhja e Presidencës.

Nuk ka kuptim dhe logjikë se[po du me ndërtu qeveri stabile, por që anën tjetër një qeveri që pas 6 muajve duhet të shkojë në zgjedhje. Duhet një qeveri e cila ka fuqinë e numrave që do ta zgjedhte presidenten dhe do ta ndërtonte një consensus politik të zgjeruar për tu përballur me çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Janë 2 çështje, ose jemi në fazën e taktikave ende të cilat mundet me u zgjidh pas certifikimit të zgjedhjeve. Pastaj do të shohum dinamikë nga Kurti dhe ndoshta nga opozitar. Dhe do shohum se a do të jetë LDK-ja njëjtën pozicione që ka Abdixhiku”, tha Kamberi.

Kamberi tha se është duke u shpërfaq një “mungesë e guximit” të tri partive politike fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.