Lajme

Kamberi: Institucionet e Serbisë po ndërhyjnë në zgjedhjet lokale në Preshevë e Bujanoc

05/31/2024 18:08
nga:Y I

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se institucionet shtetërore serbe janë duke ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, që do të mbahen të dielën e 2 qershorit.

Kamberi në një postim në Facebook ka thënë se nga nëndegët e tyre në terren po marrin informacione shqetësuese “për ndërhyrjen e përfaqësueseve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit”.

Ai u ka kërkuar institucioneve serbe që të mos i përdorin këto metoda “se nuk ju bëjnë punë” duke u thënë t’i mbajnë duart larg votës shqiptare.

Postimi i plotë: