Lajme

Kamberi: Heroi Afrim Bunjaku me sakrificën e tij u bë simbol i parandalimit të agresionit terrorist

09/24/2024 20:58
nga:G B

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kujtuar heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se Bunjaku me sakrificën e tij u bë symbol i parandalimit të agresionit terrorist, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, Banjska dhe sulmi terrorist shpërfaqën qartë tentativën që përmes destabilizimit të aneksojnë një pjesë të Kosovës.

“Në përvjetorin e parë të sulmit në Banjskë të Kosovës kujtojmë heroin Afrim Bunjaku, i cili me sakrificën e tij u bë simbol i parandalimit të agresionit terrorist. Banjska dhe sulmi terrorist një vitë më parë shpërfaqën qartë tentativën që përmes destabilizimit të aneksojnë një pjesë të Kosovës dhe treguan se kush nuk e do paqën dhe stabilitetin në rajon.”, ka shkruar ai.

“I përjetshëm kujtimi për Afrim Bunjakun.”, përfundoi Kamberi.