Lajme

Kamberi flet pasi Gjykata vendosi në favor të tij, tregon kur do të mbahen zgjedhjet në Tërnoc

06/17/2022 18:14
nga:Genita C

Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt, dhe kjo do të jetë edhe një mundësi për Shaip Kamberin që të futet në Kuvendin e Serbisë.

Se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë Kamberi për GazetaBlic.

“Gjykata administrative ka aprovu ankesën tonë për rivotim”, tha Kamberi.

Kamberi shtoi se Komisioni republikan do të caktojë datën e zgjedhjeve.

“Data e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkohë, do të caktohet nga Komisioni republikan i zgjedhjeve”, përfundoi ai./GazetaBlic/