Cult

Kamarja e Turpit, njeriu në gjendjen e tij të ligë

03/21/2024 12:37
nga:N K

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar u dha premierë shfaqja “Kamarja e turpit”, bazuar në romanin e Kadaresë me të njëjtin titull. Shfaqja u vu në skenë nga regjisori Kushtrim Koliqi, me dramatizim të Doruntina Bashës

Për ta ruajtur pushtetin, perandoria osmane do të bëjë çmos që ta zërë kokën e kryerebelit, Ali Pashë Tepelenës, i cili, i ngujuar në kalanë e vet, shpreson se shqiptarët do t’i shkojnë pas siç i shkuan Skenderbeut dikur.

Vështrim mbi shfaqjen dhe aktorët

Shfaqja nuk ka të paditura. Nga fillimi në fund rrjedha e shfaqjes bazohet mbi ngjarjen e njohur të ekzekutimit të Ali Pashë Tepelenës (i njohur si Kara Aliu), përpjekjeve të vazhdueshme të Portës së Lartë për pushtet absolut dhe disa elementeve të pikasura me qëllim. Kasta e madhe e aktorëve të rinj e të vjetër të Teatrit kanë në shërbim skenën e ndërtuar mbi të vjetrën dhe të renë. Për gati dy orë, orvatjet e personazheve janë kryekëput të mbërthyera për të gjetur zgjidhjen, e cila nuk është në dorën e shumicës, edhe kur ndiejnë dhimbje, edhe kur festojnë rrejshëm, e madje edhe kur masturbojnë duhet ta bëjnë në bazë të parimeve të atij, të më të lartit, sunduesit, Sulltanit. Ushtrimi i pushtetit të plotë të sundimtarit, në këtë rast edhe mbi tokat shqiptare, personifikon përtej shoqërisë edhe individin si të pafuqishëm ndaj forcës, shtypjes, dhunës, e prandaj ky është elementi që karakterizon rrëfimin e Kadaresë në “Kamaren e Turpit” dhe vetë shfaqjen.

Një personazh, dhjetë pikëpamje

Me personazhin e Abdullahit (Adrian Morina), shfaqja merr formë. Gjithçka që ndodh rreth tij në fakt gatuhet për të në një formë a tjetrën. Të gjithë personazhet janë mbledhje e zbritje, rezultati është parimisht veç personazhi i Abdullahit. Zilia, verbëria e pushtetit, përdhosja e të dobëtëve, vezirët, pashallarët, nxitësit, të gjithë mund të qëndrojnë vetëm në skenë, por nëse nuk japin fryt, personazhin i cili është pasojë e veprimeve të atyre më lart, atëherë nuk ka kuptim. Abdullahi është i detyruar ta ruajë Kamaren e Turpit, vendin ku vendosen kokat e tradhtarëve të Perandorisë, ai duhet ta ruajë atë vend, ditë e natë, kjo është detyra e tij dhe veç e tij. Në skenën e masturbimit shpjegohet ajo çka sistemi totalitar ka vendosur mbi fatin e individit, jo veç mbi fatin e individit; ka vendosur edhe çka duhet e jo ta eksitojë në shtrat atë. Rojtari i Kamares nuk eksitohet nga ana sentimentale e një gruaje, por nga kokat e prera, sepse ashtu ka vendosur tjetri, ai më i larti, shteti dhe përcaktuesi i fatit të tij.

Totalitarizmi ka vendosur që njerëzit madje mos të kenë ndërgjegje, nuk ka pika reflektimi, as revolte, revolta mbytet në sythin e krijimit. I vetmi i përndjekur i revoltuar është personazhi i Ali Pashë Tepelenës. Çdo përpjekje e dështuar për revoltë, çdo përpjekje e dështuar që individi të jetë zot i fatit të tij, ngre një pyetje thelbësore: pse shumica ka lejuar krijimin e totalitarizmit? A vihet në dyshim mendësia kolektive e masës në këtë rast? Përtej kësaj a vihet në dyshim sot?

E madhërishmja e fasaduar

Sulltani (Ylber Bardhi) dhe tutori i tij (Gresa Pallaska) paraqesin një kombinim interesant, por jo të paparë më herët. Në skenë është një njeri i vetëm, fjala e të cilit është ligj, një i verbuar i pushtetit, një tiran me harem dhe shpërdorues i grave, që nuk mund të funksionojë pa zërin e tutorit të tij, të një gruaje. Pezmi i pushtetit mbi të revoltuarit dhe kënaqësisë ndaj kokave të prera mishërojnë individin në stadin e fundit të ligësisë, në stadin e parë të krijimit të tij.

Ekzekutimi i tutorit të tij e bën personazhin e Sulltanit veç më të urryer, ama edhe formëson idenë e krijimit të mekanizmit të tiranit i cili i kthehet dhe përdor pushtetin mbi atë që i ka mësuar pushtetin.

Ali Pashë Tepelena, pedofilia e jetësuar në personazh

Shumica e të gjitha kokave shtetërore të kohëve më të lashta, në fakt shumica e perandorëve, ashtu siç historia na ka mësuar, kanë qenë pedofilë. Njëjtë paraqitet personazhi i Ali Pashë Tepelenës (Bislim Muçaj) i egërsuar, i pushtetshëm, duke mbajtur në pallatin e tij një vajzë 30-40 vite më të re se ai, përderisa ai është në prag të varrit (në këtë rast në prag të ekzekutimit nga Porta e Lartë).

Indinjata e Pashës bëhet pikërisht për faktin se dikur Skënderbeu kishte gjithë Shqipërinë në përkrahje e ai jo. Frustrimi i tij nuk lidhet veç me faktin se nuk po arrin të krijojë autonominë nga Perandoria Osmane, më shumë ka të bëjë me përçmimin që në këtë rast i bëhet një tirani, dëmtimi i egos së tij. Një sundues, pushtetar totalitar nuk mundet ta kapërdijë lehtë faktin që njerëzit e tij nuk po i shtrojnë tepihun e kuq, ideve të djallëzuara tiranike. Prandaj pushteti nxjerr individin të pastër para masës sepse aty nuk mund të thuhen ide nga të gjithë, idetë e të gjithëve janë ide që gatuhen nga tjetri.

A është gjithmonë kohë e duhur për “Kamaren e Trupit”

Romani historik i Kadaresë mbi pushtetin tiranik u botua për herë të parë në vitin 1978, në një kohë kur atdheu i tij, Shqipëria, kishte mbi 60 vjet pavarësi dhe po shijonte një periudhë qetësie relative.

Autori sikur atëherë donte ta bënte të kohës historinë e dikurshme, që njerëzit të mos e harronin, as mënyrën e pushtimit të vendit të tyre e as mesazhet vetanake që ky roman ka për qellim t’i sjellë lexuesit.

Verbëria e Sulltanit për ta pushtuar botën dhe për t’i ekzekutuar tradhtarët e në anën tjetër verbëria e Ali Pashës që të ketë pushtetin që dikur kishte Skënderbeu mbi njerëzit e vendit e tij, kanë një të përbashkët të madhe, ndahen thjesht nga vija e hollë e madhësisë së kërkesave. Ideologjia është e njëjta, të menduarit e tyre është e njëjta, pushteti mbi masën është lavdia që ata synojnë.

Kokat e ekspozuara nëpër sheshe i takojnë mendësisë së individëve. Infektimi i masës me idenë e masturbimit mbi dhunën dhe të ligën është faj i individit. Krijimi i individit si mekanizëm i të keqes nuk mund të jetë veç faj i tij, doemos masa ka dorë aty.

Shtyllat mbi të cilat në shfaqje, në roman, e në vetë historinë e lexuar, ngrihet përpjekja mbi asimilimin e shqiptarëve, të mbush pikëpyetje. Ushtrimi i dhunës për ta drejtuar një komb qëndron mbi parime të thjeshta e lehtë të kuptueshme, megjithatë a mundet ta ketë gjithë ketë pushet vetëm forca pa të menduarit nga mbrapa?

Autor:

Ismail Kadare

Dramatizimi:

Doruntina Basha

Regjisor:

Kushtrim Koliqi

Luajnë: Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Gresa Pallaska, Bislim Muçaj, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Fiona Abdullahu, Art Pasha, Gentrit Shala, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi

Ass. Regjie: Qendresa Spahiu, Ardijana Mehmeti, Djellëza Dedushi

Kompozitor: Adhurim Grezda

Koreografe: Erna Salihu

Skenograf: Bekim Korça

Kostumografe: Yllka Brada

Dizejni i dritave: Yann Perregaux

Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku

Video Artist: Miran Bratus

Dizajni: Nita Qahili

Fotograf: Enkela Ukshini

Inspicient: Mursel Haziri

Ndriçues: Mursel Bekteshi

Tonist: Avdi Gërvalla./Express/