Kandidatja presidenciale demokrate, Kamala Harris është ndalur në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington, për të komunikuar me mbështetësit dhe për të takuar stafin.
Ajo po merr pjesë në një sesion telefonatash, ku Harris po i inkurajon njerëzit që të dalin e të votojnë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Unë thjesht doja t’ju telefonoja dhe të sigurohesha se ku mund të shkoni të votoni sot nëse nuk e keni bërë tashmë.”
“Faleminderit shumë që jeni aktiv në pjesëmarrjen në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe këtë mund ta bëjmë këtë pa njerëz si ju”, ka thënë ajo.