Showtime

“Kam përdorur drogë për 17 vite”, gazetari shqiptar vjen me deklarata të papritura

05/14/2021 13:51
nga:G C

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana ka shpërthyer gjatë një intervistë televizive ndaj kolegëve dhe personazheve të njohur.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ai ka treguar se kishte vendosur të bënte publike historinë e tij me drogën pasi nuk mund t’i fshihej të shkuarës së tij.

Ka njerëz që shohim në media. Ne kemi fatin që i njohim. Kanë jete paralele me atë që kanë në studio. Unë nuk jam budalla që deklarova se jam përdorues droge 17 vite. Sepse nuk e fsheh dot historinë time. Pija heroinë. E kam fituar betejen tim dhe jam këtu. I them personazheve, ik ore futu tek zabeli yt, mos na shit dokra këtu se na lodhët,”-tha ai gjatë intervistës.