Lajme

“Kam nda vdekje me ta, janë munduar t’i respektojnë gjithmonë normat e luftës”- Buja për shokët e luftës që u dënuan në Hagë

09/18/2026 22:04
nga:Y I

Ramë Buja, i ftuar në Pressing ka folur për vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK’së, nga ana e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se kjo ka qenë goditja më e rëndë në jetën e tij.

“Kam nda vdekjen me ta, janë munduar gjithmonë në çdo rast në çdo moment që t’i respektojnë normat ndërkombëtare të luftës. Dhe tash të akuzohen për ato gjëra, ishin diçka që vështirë mund të merren me mend. Kjo ka qenë goditja më e rënda që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time’’, ka thënë Buja.