Lajme

“Kam marrë komente ofenduse dhe linçuese”- Deputeti i Listës “Guxo” reagon sërish pas kritikave në drejtim të ministrit Vitia!

08/27/2021 12:36
nga:Y I

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së që vjen nga radhët e ‘Listës Guxo” Burim Karameta pas kritikave që pati dje për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dalë sot edhe me një reagim, raporton Gazeta Blic.

Karameta ka sqaruar se ka marrë komente ofenduese e linçuese pas deklaratës së mbrëmshme që bëri për Vitinë.

“1. Nuk ndihem i ofenduar, kërcënuar e as i frikësuar, pra ndihem mirë dhe sigurtë”

‘2. Unë shkrova dhe kritikova veç 1/15 pjesë të Qverisë Kurti, dhe ate vetëm disa komponente të kësaj pjese. Jo më tepër. Dhe, këte e bëra me qëllim të përmirësimit, asnjë tendencë tjetër. Në shëndetësinë kosovare u krijua indinjatë dhe pasiguri, për të cilën kauza jonë nuk e përballon dhe nuk duhet t’a lejon. Kauza jonë politike, standardi i ri politik që krijuam, strategjia jonë e përbashkët kërkon punë dhe çasje tjetër ndaj shëndetësisë” tha Karameta në reagimin e tij në Fb.

Karameta ka thënë se kryministrin Kurti e vlerëson si kryeministrin më të mirë që ka pas Kosova.

Reagimi i plotë:

Sqarim
Pas shumë komenteve fyese, linçuese, ofenduese, shantazhuese e kërcënuese, më duhet të sqaroj dy çështje:

1. Nuk ndihem i ofenduar, kërcënuar e as i frikësuar, pra ndihem mirë dhe sigurtë.

2. Unë shkrova dhe kritikova veç 1/15 pjesë të Qverisë Kurti, dhe ate vetëm disa komponente të kësaj pjese. Jo më tepër. Dhe, këte e bëra me qëllim të përmirësimit, asnjë tendencë tjetër. Në shëndetësinë kosovare u krijua indinjatë dhe pasiguri, për të cilën kauza jonë nuk e përballon dhe nuk duhet t’a lejon. Kauza jonë politike, standardi i ri politik që krijuam, strategjia jonë e përbashkët kërkon punë dhe çasje tjetër ndaj shëndetësisë.

Kryministrin Kurti e vlerësoj si kryeministrin më të mirë që ka pas Kosova. Këtë e thanë edhe 51% qytetarëve, në mesin e të cilëve edhe unë me angazhimin tim maksimal, dhe gjithashtu do të angazhohem dhe do të jem pjesë e kësaj qeverie, do të jap kontributin tim për punë të mira. LVV – GUXO do të marr edhe shumicën e Komunave në qeverisje në këto zgjedhje lokale, ku kontributi im do të jetë i pakompromis, e sidomos në regjionin prej nga unë vi.

“Thyhet” koalicioni VV- Lista “Guxo”: Karameta kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Arben Vitisë