Sot është zhvilluar seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku në bankën e të akuzuarve u ulën ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe tre të akuzuar të tjerë, Granit Plava, Kreshnik Kokalla dhe Tom Dodaj.
Gjatë seancës, Naim Murseli deklaroi: “Kam gruan e vrarë”, por nuk pati mundësi të shprehej më tej për fajësinë, pasi aktakuza nuk u lexua, njofton Klankosova.tv.
Avokati i tij, së bashku me mbrojtësit e të tjerëve, pretenduan se nuk kishin të gjitha shkresat e lëndës dhe se disa video nuk po hapen.
Kjo vonesë u pa si një përpjekje për të zvarritur procesin gjyqësor, gjë që është e zakonshme në raste të tilla.
Por e morën një vërejtje serioze nga trupi gjykues, që deri me datë 31 janar, duhet të gjithë shkresat të jenë gati, dhe se nuk ka arsyetime, raportoi gazetarja Qendresa Tërshani, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: